Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia

Bashkia

​​ ​

Emblema dhe flamuri i Bashkisë Patos

Në 14 maj 1998 Këshilli i Bashkisë Patos  miratoi  variantin fitues të Emblemës dhe Flamurit të qytetit të Patosit të propozuar nga komisioni i vlerësimit të ngritur për këtë  qëllim: Emblema  e  qytetit të Patosit  me gjatësi 75 cm dhe gjerësi 58 cm  me  këta elementë:    

  • Nimfeu - nga mitologjia
  • Kalaja e Margëlliçit me mure ciklopedike  
  • Shqiponja dykrerëshe nga hieraldika shqiptare
  • Pusi i naftës
  • Shqyti i vendbanimit ilir
     
    Flamuri  i qytetit të Patosit  me gjatësi 135 cm  dhe gjerësi 100cm të përbërë nga elementët:

Ngjyra e kaltër-simboli i klimës me shumë diell të kësaj treve

Ngjyra e kuqe-simboli i gjakut dhe i zjarrit

Ngjyra e zezë-simboli i naftës si pasuri nëntokësore

Funksionimi i pushtetit vendor

Deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912, treva e Fierit bënte pjesë në vilajetin e Janinës. Myzeqeja dhe Mallakastra në këtë vilajet gëzonin statusin e Nahijeve (krahinave). Pas vitit 1912 , zona jonë u përcaktua Komunë më vete me qendër në Dukas e varur nga Qarku i  Beratit. Komuna dhe pleqësitë e fshatrave ishin njësitë bazë të qeverisjes vendore dhe  zgjidheshin nga populli . Deri në vitin 1920 Komuna ishte në Dukas , pas viteve 1920 ajo u vendos në Zharrëz. Kjo qendër administrative në vitin 1927 përbëhej prej 12 fshatrash: Grizë, Kuqar, Dukas, Rerëz, Margëlliç, Rusinjë, Belinë, Frashër, Novoselë, Sheqishte, Verbaz dhe  Zharrëz.

Pas çlirimit , në vitin 1944 përsëri qendra administrative e zonës sonë ishte në Zharrëz, e cila vazhdoi  deri në vitin 1949. Në vitin 1949 me vendim të Qeverisë fshatrat Dukas, Kuqar, Rusinjë, Rerëz, Margëlliç  e Grizë Lënginas u ndanë më vete dhe u quajt Lokaliteti i Patosit me qendër Dukas.

Në qershor të vitit 1963, Kryetari i Lokalitetit Riza Bregu porositi vulën  me  siglën "Qyteti i Patosit" . Pra  tani ai nuk  quhej më lokalitet por qytet që  kishte  marrë  fizionominë e plotë, ndërmarjet ishin shtuar në drejtim të nxjerrjes  së naftës, ndërtimit  dhe shërbimit.

Drejtuesit e Lokalitetit të Patosit sipas viteve :

1.Ali Laze                           1949-1952

2.Xhevit Duro                     1952-1955

3.Alush  Islamaj                  1955-1956

4.Riza Bregu                       1957-1966

5.Qemal Çuko                     1966-1967

Deri në vitin 1967 Patosi quhej qendër administrative e vogël, por me lëvizjet demografike për shkak të nevojave për fuqi punëtore të cilat ishin në varësi të zgjerimit dhe zhvillimit të industrisë së naftës, "Qyteti i ri" i naftëtarëve nuk ishte më një Lokalitet por do të merrte kompetenca më të mëdha duke u quajtur Komiteti Ekzekutiv i Rajonit të Patosit. Në vitin 1985 popullsia e Patosit arriti  mbi 20 000 banorë. Komiteti Ekzekutiv vijoi funksionimin e tij deri më 26 korrik 1992.

Drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Rajonit të Patosit sipas viteve:

1.Qemal Çuko                            1967-1970

2.Sabri Hoxha                            1971-1973

3.Feruze Nepravishta                 1974-1978

4.Haki Fejzaj                              1979-1981

5.Fatbardha Beqo                      1982-1984

6.Sabri Hoxha                            1984-1988

7.Leni Karalliu                           1989-1990

8.Kristaq Marku                         1991-1992

9.Cenko Brahimi              mars-korrik 1992

Me ndryshimet politike pas vitit 1990 mënyra e administrimit të qeverisjes vendore ndryshoi rrënjësisht. Më 26 korrik 1992 u zhvilluan  zgjedhjet e para pluraliste dhe Patosi mori emrin Bashki. Qytetarët iu drejtuan kutisë së votimit për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë i cili do të ishte organ ekzekutiv si dhe Këshillin Bashkiak i cili do të përfaqësonte subjektet politike  sipas vendeve që do të fitonin në bazë të ligjit dhe kodit zgjedhor.

Drejtuesit e Bashkisë Patos nga viti 1992- në vijim

1. Baftjar Zeqaj           1992 - 1996

2.Ymer Banushi          1996- 1997

3. Myzaljen Hoxha      1997- 1998.

4. Pajtim Isufaj            1998 - 2000

5.Andon  Bita             2000- 2003

6. Andon Bita             2003- 2007

7.Bardhi Meli              2007- 2011

8.Rajmonda Balilaj     2011- në vijim

 

 



Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ