• Mbështetur në Ligjin  Nr 8652, datë 31.07.2000 për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore, Këshilli i Bashkisë ka këto detyra dhe kompetenca:
  • Miraton statutin e bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
  • Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin e këshillit.
  • Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak.
  • Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
  • Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
  • Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
  • Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë.
  • Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.
  • Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
  • Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.
  • Vendos për fillimin e proçedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet.
  • Zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut.
  • Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.
  • Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
  • Vendos për simbolet e bashkisë.
  • Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e  bashkisë.
  • Jep tituj nderi dhe stimuj.
  • Vendos për rregullat, proçedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.​