Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Dita Botërore e Mjedisit, 5 Qershor

Kategorite

Filtro:

Dita Botërore e Mjedisit, 5 Qershor

Sektori i Mjedisit në Bashkinë Patos, në bashkëpunim me Qëndrën Kulturore të Fëmijëve dhe shkollave 9-vjeçare të qytetit, prezantuan në “Ditën Botërore të Mjedisit” projektin "Ç'të sheh syri e bën dora" në formën e një sfilate riciklimi.


Punimet e realizuara nga nxënësit japin ide se si një fustan i bërë me materiale që nuk i hedhim në mjedis mund të qëndrojë tamam si një skulpturë moderne në çdo shtëpi.


Qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

T'i themi "STOP" shpërdorimit dhe të mësojmë të ripërdorim.

Mos harroni se, duke kontribuar, nëpërmjet diferencimit dhe riciklimit jemi duke i dhuruar mjedisit më shumë vite jetë.


#ZyraeMjedisit
#BashkiaPatos
#ÇtëShehSyrieBënDora"

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ