Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Qyteti i Patosit

Qyteti i Patosit

Pozicioni gjeografik i Patosit

Bashkia Patos  është njësi administrative e Qarkut Fier , bën pjesë në Rrethin e Fierit  dhe ka një popullsi prej 33 037 banorë e sipërfaqe prej 27,8 km2, ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit e shtrirë përgjatë vargut kodrinor i cili ndan fushën e Myzeqesë nga lugina e lumit Gjanica. Ky varg kodrinor vazhdon në formë harku përgjatë rrugës Patos - Fier duke përngjarë me një amfiteatër natyror. Ai është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë. Lartësia mesatare e tyre është rreth 200 - 300 m e cila vjen duke u ulur drejt Patosit 59 m mbi nivelin e detit , derisa zhyten nën fushën e Myzeqesë. Pika më e lartë e rajonit ndodhet në kodrën e Margëlliçit 320 m mbi nivelin e detit. Përpara qytetit drejt veriut dhe veriperëndimit shtrihet fusha e Myzeqesë ndërsa drejt verilindjes fusha e Roskovecit. Në perëndim  kufizohet nga territoret e Komunës Portëz, në veri kufizohet  nga territoret e Komunës Zharrëz dhe në lindje nga territoret e Komunës Ruzhdie.

Pozicioni gjeografik i këtij rajoni përcaktohet nëpërmjet koordinatave: gjerësia gjeografike 40° 57' 05" në veri dhe 40° 25' 06" në jug  dhe gjatësi gjeografike 19° 55' 47" në lindje dhe 19° 18' 29" në perëndim.

Sipërfaqja sipas relievit ndahet në : fushore 730 ha dhe kodrinore 1 620 ha. Pranë qytetit degëzohen rruga Fier - Gjirokastër dhe Fier - Berat të cilat kanë ndikuar në shtrirjen dhe zhvillimin e rajonit.

Klima

Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Kjo situatë ndikohet nga masat ajrore detare për shkak të distancës relativisht të shkurtër nga deti Adriatik (rreth 25 km). Nga ana lindore dhe jugore vargmalet e larta e pengojnë depërtimin e klimës së ftohtë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore luhatet në 14-15 C ndërsa temperatura e Janarit rreth 5C. Reshjet bien  kryesisht në formë shiu ndërsa dëbora është dukuri e rrallë. Gjatë verës bien vetëm 1/10 e reshjeve vjetore gjë që shtron nevojën e ujitjes së tokave bujqësore. Për këtë arsye janë ndërtuar disa liqene artificiale si ujëmbledhësi  i Zharrëzës, Lalarit, Ruzhdies etj.

Përbërja gjeologjike

Nga ana gjeologjike rajoni ndërtohet nga depozitime sedimentare (molasa) të moshës Plio-Kuaternar. Depozitimet Pliocenike të cilat ndërtojnë vargjet kodrinore ndahen në formacionet helmesi dhe rrogozhina të cilat përbëhen kryesisht nga konglomerate, ranore, argjila dhe alevrolite. Depozitimet e Kuaternarit përfaqësohen nga eluvione dhe deluvione në zonat kodrinore dhe ato aluvionale në zonën fushore. Evolucioni gjeodinamik  i rajonit ka filluar gjatë Plio-Kuaternarit rreth 2 mil. vjet më parë kur këto rajone u ngritën mbi ujë ndërsa deti u tërhoq drejt perëndimit  si rezultat  i lëvizjeve neotektonike Alpine të cilat janë aktive edhe sot.

Epoka e bronzit

Rajoni i Patosit ka një histori të vjetër që zbret deri në lashtësi duke dëshmuar për zhvillimin e pandërprerë të jetës që prej rreth 3 000 vjetësh. Gjurmë të bronzit të vonë (1500 p.K - 1100 p.K) i gjejmë në varrezën tumulore të Patosit. Gjurmimet dhe gërmimet arkeologjike tregojnë se në këtë periudhë  filloi gjerësisht përgatitja e veglave të punës dhe armëve prej bronzi, të cilat zëvendësuan ato prej guri dhe kocke të periudhës pararendëse. Përveç zhvillimit të metalurgjisë zhvillim pati dhe qeramika. Kjo qeramikë është e një cilësie më të lartë se ajo e periudhave të paleolitit dhe neolitit. 

 Varreza Tumulore e Patosit datuar në bronxin e vonë është një nga dëshmitë më të hershme të popullimit të trevës. Zbulimet arkeologjike përfaqësohen nga shumë objekte si stoli, qeramikë etj., ndërsa kultura e saj i përket epokës së dytë të formimit të Etnosit Ilir. Faza e parë e ndërtimit të vendbanimit (1200-1100 vjet p.K) përfaqësohet  nga një trakt muri me gjatësi 40 m dhe gjerësi 2 m e ndodhur në faqen perëndimore të kodrës. Periudha protourbane1 (shek VII-V p.K) njihet si fillimi i jetës qytetare, ndërsa fortifikimi në Margëlliç njohu një periudhë të dytë ndërtimi dhe zhvillimi. Gjatë Periudhës Urbane (qytetare, shek V-I p.K) u krijua Fisi i Bylineve i cili kishte organizimin e një shteti. Si qendër ishte Bylisi ku bënin pjesë edhe qytetet ilire si Nikaia (Klosi), Orgesos (Margëlliçi), Gurëzeza (Cakrani) Mashkjeza etj. Qyteti Ilir i Orgesosit (Margëlliçi) i cili kishte një sipërfaqe prej 7 ha dhe ngrihej i fortifikuar në majën e një kodre me pamje të gjerë mbi Myzeqe, ka njohur rindërtimin e fundit gjatë Antikitetit të Vonë nga arkitekti i njohur Viktorinus, i dërguari i perandorit Justinian.

VËSHTRIMI HISTORIK

Emri i qytetit të Patosit është një toponim i njohur Entimologjia e këtij toponimi, sipas gjuhësorit të Eqerem Cabejt, rrjedh nga greqishtja e lashtë "Pathos" që do të thotë fund thellime. Pate është përdorur dhe në kuptimin e kateve të banesave. Qyteti i Patosit është qendra e re e një unaze të lashtë të përhershme banimi. Zbulimet arkiologjike kanë vërtetuar egzistencën dhe zhvillimin e pandërprerë të jetës në këtë trevë prej rreth 3000 vjetësh nga të cilat mund të përmendim egzistencën e varrezave Tulumore e Patosit, datuar në bronxin e vonë dhe në fazën e parë të epokës së hekurit, tregon nga ana shkencore popullimin shumë të hershëm të kësaj treve.

Ndodhet në rrjedhen e mesme të lumit Gjanica në të majtë të rruges Fier-Ballesh, ndërsa kultura e saj i përket epokës së dytë të formimit të Etnosit Ilir, këto vërtetohen dhe nga disa monumente kulturore si:

Diga e Krapsit me gjatësi rreth 133 m dhe një lartësi 8 m.Kjo dige krijonte një rezervuar uji të madh dhe përdorej për vaditje, furnizim me ujë të mullinjve dhe për rezerva peshku.

Prita e Patosit, është ndërtuar 4 km mbi digën e Krapsit i pozicionuar në vendin e quajtur sot "Mulliri i Kubesë", kështu një gjatësi rreth 50 m. kjo pritë është ndërtuar në shek.e I-rë  dhe të II-të mbas krishtit dhe sot është monument kulture që mbrohet nga shteti.

Margëlliçi. Vendbanimi i kalasë së Margëlliçit i përket epokës së bronxit të vonë dhe fazës së parë të epokës se hekurit. Është kjo periudhë që përkon me formimin e popullsisë Ilire (Bronx-hekur) të cilat marrin formën e tipareve të tyre fiset kryesore të popullsisë. Ky kalim shoqërohet me lindjen e banimeve të fortifikuara që ndërtoheshin më me mure me gjerësi të mëdha, dhe ngriheshin në vendet më strategjike dhe në pikat më të larta, i tillë është dhe vendbanimi i qytezës së Margëlliçit me kodrat e Patosit në lartësinë rreth 320 m mbi nivelin e detit ku gjerësia është rreth 70 m dhe gjatësia e banimit është 800 m.

Periudha portourbane (paraqytetare,shek.VII-V p.krishtit) njihet si fillimi i jetës qytetare, ndërsa fortifikimi në Margëlliç njohu një periudhë të dytë ndërtimi dhe zhvillimi. Gjatë periudhës urbane (qytetare,shek.V-I.p.krishtit) u krijua kanioni i Bylineve i cili kishte kuptimin e njësive politike (shteti). Ku si qendër ishte Bylisi ku në këtë njësi administrative bënin pjesë edhe qytetet Ilire si Nikaia (Klosi), Orgesos (Margëlliçi),Gurëzeza (Cakrani) etj.

Në këtë kohë qyteti Ilir i Orgeos funksionoi si një qendër e zhvilluar urban. Qyteti ishte i fortifikuar nga mure ku gjatësia e tyre ishin rreth 2m, ku në anën perëndimore egziston edhe sot një pjesë rreth 40m gjatësi. Brenda qytetit shtriheshin rrugë të gjera të shtruara me pllaka guri shtufi ,banesa dhe dyqane. Banesat ishin të shtruara me stera për grumbullimin e ujit nga shirat. Që nga shek.i III-të p.krishti.Orgesosi luante një rol të rëndësishëm si qendër prodhimi dhe tregtare me zonën e Bulinëve. Shkëmbimet tregtare zhvillohej me Apolloninë, Dyrrahun,Orikumin, Dimalin, Bylisin, por dhe me Agrisin, Ambrakinë dhe Maqedoninë, të cilët vërtetohet me monedhat e gjendura nga gërmimet arkeologjike në rrënojat e tij. Në antikitetin e vonë Margëlliçi ashtu si dhe qendra të tjera në Mallakastër ju nënshtruan dyndjeve sllave rreth shekullit të VI mbas krishtit. Gjatë pushtimit Bullgar (862-1018) u ndryshuan shumë emra dhe u zvëndësuan me emra sllave si Margëlliçi, Gjanicë,Verbas,Visokë, Kasnicë etj. Me ardhjen e pushtuesve osman filloj dhe procesi i Islamizmit të popullsisë. Rreth viteve 1913-1918 u zbuluan rezerva nafte dhe gazi, nga shoqëri të mëdha të huaja të cilët filluan ti shftytëzojnë për fitimet e tyre. Kërkimet e para u bënë në Patos –fshat dhe u shtuan në pjesë të tjera të kësaj treve.

Gjatë vitit 1927-1928 u zbuluan vendbanimet e para të naftës edhe në Kuçovë. Nafta u zbulua nga shoqëria Anglo-Persiane (APOC). Në vitin 1930 kjo shoqëri ja la të drejtën e koncesionit shoqërisë AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania) krahas arritjes të investimeve nga shoqëria AIPA u ngritën dhe godinat e para të punëtorëve italian në afërsi të punës ku këto godina u quajtën Patosi i vjetër. Mbas çlirimit nisi puna me intensive si në drejtim të kërkimeve dhe ne ate të shfrytëzimit. Ne vitin 1949 harta e zgjerimit të naftës filloj të zmadhohej ky vit shënon dhe ngritjen e një qyteti, qytet naftëtarësh i quajtur "Qyteti i ri  Patos".​

Historiku i krijimit të qytetit të Patosit

Emri Patos është një toponim i njohur në rrethin e Fierit. Patosi Fshat, nga është huazuar emri i këtij qyteti, shfaqet në dokumentat historike të vitit 1676 në variantin  Patitos  dhe ndryshimet e herëpasherëshme fonetike e kanë sjell në ditët e sotme në variantin PatosEtimologjia e këtij toponimi, sipas studimeve gjuhësore të Eqrem Çabej, rrjedh nga greqishtja e vjetër "Pathos" që do të thotë  fund, thëllim. "Pat" është përdorur edhe në kuptimin e kateve të banesave të vogla të asaj kohe. Legjendat  dhe studiues të kohërave të ndryshme e lidhin emrin Pathos me  zjarret që shpërthenin në rërat bituminoze të këtij fshati. Të tre vendbanimet  me emrin Patos të quajtur Patosi Fshat, Patosi i Vjetër dhe Patosi i Ri, janë të lidhur ngushtë me zhvillimin e industrisë së naftës.

Në vitin 1949 filloi ngritja e qytetit të ri të Patosit i zgjedhur pranë fshatit Dukas në një kodër të veshur me pyll dhe shkurre mesdhetare. Projekti i ndërtimit të qytetit të Patosit fillimisht i projektuar nga specialistët jugosllavë do të ndërtohej në luginën midis dy kodrave të Dukasit që përshkohej nga përroi me të njëjtin emër. Kështu u vendos që të nisin ndërtimet një katëshe në krahun verior të kodrës ku është sot. Nga e gjithë Shqipëria  erdhën banorë  të rinj, të cilët  banorët vendas  të  Margëlliçit, Kuqarit, Rerëzit  e Dukasit  i pritën e i mbështetën me shumë bujari e dashuri me qëllimin e madh të fuqizimit të vendit. Tashmë  qyteti i ri i sapo ngritur  përbëhej nga vendas dhe të ardhur nga zonat përreth të Mallakastrës, nga Skrapari, Labëria, nga krahinat e Dibrës, komuniteti vlleh, komuniteti çam, nga minoriteti grek etj., të gjithë me kontibut të rëndësishëm në zhvillimin e rajonit.

Numri i popullsisë  në vitin 1955 ishte 2 997 banorë, ndërsa në vitin 1960 u dyfishua në 4 803 banorë. Me kalimin e viteve epiqendra e industrisë së naftës do të zhvendosej nga Kuçova në Patos me ardhjen në qytet të Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës, duke i dhënë qytetit një rëndësi të veçantë. Në rajon numëroheshin 21 ndërmarrje shtetërore dhe në vite ka patur dy institute: institutin gjeologjik dhe atë teknologjik. Në vitin 1963 pranë qytetit u ngrit Uzina Mekanike, e cila prodhonte instrumente të precizionit të lartë për industrinë e naftës.

Në mbështetje të industrisë u ngrit shkolla e teknikumit të naftës e cila përgatiste teknikë, mekanikë të mesëm për sektorin e naftës. Gjithashtu pranë qytetit u ngrit Parku i Transnaftës nga më të mëdhenjtë në vend. Zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së naftës pas viteve 60-të ndikoi në arritjen e sukseseve në të gjitha drejtimet. Kështu u ngrit shkolla e mesme e përgjithshme dhe u zgjerua arsimi 7-vjeçar. Në vitin 1963 qyteti i Patosit arriti që të kishte një sistem urban të detajuar deri në hollësi për t'iu përgjigjur nevojave të kohës me shpejtësi.

Demografia

Qyteti i Patosit rritet ditë pas dite me zhvillim dinamik në industri, infrastrukturë dhe demografi. Sipas statistikave të Gjendjes Civile indeksi i rritjes së popullsisë për gjithë Bashkinë ka njohur rritje deri në vitin 2001. Pas vitit 2001 lëvizjet e popullsisë  bënë që treguesit demografik  të qëndronin në nivele të pandryshuara. Sipas statistikave të vitit 2009  në Bashkinë e Patosit numëroheshin  9 285 familje nga të cilat 6 371 jetonin në qytet dhe 2 914 jetonin në fshatrat përreth. Numri i lindjeve  të regjistruara  ishte 2 959 dhe  numri i popullsisë  32 601 banorë nga të cilët  22 157 banorë  jetonin në qytetin   e Patosit dhe 10 444 banorë në 7 fshatrat : Dukas 4 662 banorë, Rerëz 1 372 banorë, Grizë 1 408 banorë, Margëlliç  1 004 banorë, Kuqar 963 banorë, Banaj 753 banorë dhe Rusinjë  282 banorë. Nga statistikat e vitit 2013 qyteti i Patosit përbëhet nga 33 037 banorë  dhe 10 000 familje, shifra që tregojnë se popullsia e tij do të njoh rritje në vitet e ardhshme.​

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ