Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Forcimi i Mekanizmit të Referimit për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave

Forcimi i Mekanizmit të Referimit për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave

​               Bashkia Patos ka lidhur me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(PNUD) një marrëveshje bashkëpunimi mbi zbatimin e Programit të Barazisë Gjinore dhe Dhunës me Bazë gjinore në  06.09.2016

Projekti synon të sjellë parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje permes organizimit të aktiviteteve: Takime të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje,

Takime të ekipit teknik multidisiplinar për menaxhimin e  rasteve të dhunës në familje në bashkinë Patos, transport falas për viktimat e dhunës në familje me qëllim akomodimin e viktimave të dhunës në familje në strehëzën kombëtare ose në Qendrën Psiko Sociale "Vatra", në Vlorë apo nw strehëza tw tjera, paketa ushqimore emrgjente për viktimat e dhunës në familje, mbështetje psikologjike dhe mbështetje ligjore falas për viktimat e dhunës në familje, trajnime për anëtarët e ekipit teknik multidisiplinar, aktivitete të ndërgjegjësimit të komunitetit dhe të rinjve në shkolla, material informuese për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje si fletëpalosje, banderola, etj.

Aktivitetet e kryera në kuadrin e projektit do të bëhen publike në median sociale  nga       Bashkia Patos.

Disa nga rezultatet e pritshme të projektit janë:

Mekanizmi i Referimit për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje është forcuar dhe funksionon efektivisht. Institucionet përgjegjëse në nivel lokal të angazhuara dhe përgjegjëse për menaxhimin e rasteve, si edhe për adresimin e fenomenit në shoqëri.

Strukturat e mbrojtjes në nivel lokal do të menaxhojnë në mënyrë efektive një mekanizëm referimi të rasteve të dhunës në familje, si përgjigje e koordinuar kundër dhunës në familje, në nivel bashkie dhe/ose njësie administrative.

Ndërgjegjësimi i publikut në lidhje me dhunën në familje, parandalimin e dhunës ndaj grave si edhe në lidhje me shërbimet e nevojshme ekzistuese në këtë drejtim do të rritet. Po kështu do të nxitet dialogu ndërmjet bashkisë dhe komunitetit në lidhje me çështjet e përkatësisë gjinore.

Website, Facebook dhe media të tjera sociale do të përdoren si mjet informacioni dhe ndërgjegjësimi.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqëria civile dhe përfaqësues të komunitetit!

Nëse identifikoni raste të viktimave të dhunës në familje referojini pranë bashkisë Patos me qëllim përfitimin nga shërbimet e projektit!

I mirëpresim viktimat e dhunës në familje për ti mbështetur në cdo hap.​​

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ