Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

1.1 Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

1.1 Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
Ndriçimi i mjediseve publike.
Transporti publik vendor.
Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e varrezave publike, si dhe garantimi i shërbimit publik të varrimit.

Mbledhja, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura.
Shërbimi i dekorit publik.
Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
Administrimi dhe rregullimi i sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimi i aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Planifikimi, administrimi, zhvillimi dhe kontrolli i territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike
Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më shumë instrumenteve të mëposhtme:
a) njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;
b) ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;
c) kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;
ç)  përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit në fuqi;
d) krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit në fuqi.
Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:
a) hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;
b) hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës;
c) krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor.
Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet bashkiake  për  shërbimet  publike  dhe/ose  për  shoqëritë  tregtare  me  kapital  të  njësisë  së vetëqeverisjes vendore, fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është përgjegjësi e kësaj njësie.

Instrumenti për administrimin e shërbimit funksionon si Sistem i monitorimit mbi bazën e objektivave dhe indikatoreve të performacës të miratuar në planet lokale të shërbimeve .
Sistemi i administrimit të performancës së shërbimit bazohet mbi standardet  në hartimin e  relacioneve mujore të realizimit të performacës së shërbimit të përcaktuar.
Struktura përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës së shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor është pjesë e organikës së strukturës së bashkisë.

Njoftim mbi Afishimin e Listave Zgjedhore!!  (Lexo njoftimin)