Skip to content Skip to main navigation Skip to footer
Fation Duro – Kryetar i Bashkisë Patos

Fation Duro

Kryetar i Bashkisë Patos

Fation Duro është Kryetar i Bashkisë Patos. Ai lindi në Patos, më 20 janar 1988. Arsimin 8-vjeçar e ka kryer në shkollën “Hekuran Maneku” dhe arsimin e mesëm në shkollën e mesme të përgjithshme “Lefter Talo”.

Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës ku është diplomuar për “Inxhinieri Elektrike”. Në të njëjtin fakultet ka përfunduar dhe studimet Master për inxhinieri elektrike, profili energjitik.

Me eksperiencë 12-vjeçare në fushën e inxhinierisë elektrike, Duro ka qenë projektues, vlerësues dhe menaxher projekti në disa investime të rëndësishme. Ka punuar si inxhinier elektrik në Shimani SHPK, CSC SHPK, etj. Ka qenë gjithashtu shef i agjencisë në Drejtorinë Rajonale të OSSHE Fier, ku këtë detyrë e ka ushtruar për 6 vite. Duro ka qenë dhe shef i degës së leximit dhe menaxhimit të matjes në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Fier.

Fation Duro drejton Bashkinë Patos që prej qershorit të vitit 2023.

Njoftim mbi Afishimin e Listave Zgjedhore!!  (Lexo njoftimin)