1.6 Shërbimet në fushën e zhvillimi ekonomik vendor
1.6 Shërbimet në fushën e zhvillimi ekonomik vendor
Hartimi i planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
Organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
Publikimi i broshurave informative, krijimi i portaleve me profil ekonomik etj.
Dhënia e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Mbështetja për përmiresimin e klimës për zhvillimin e biznesit nëpërmjet ngritjes së strukturave të dedikuara, bashkëpunimit me institucione të specializuara dhe aktorët e interesuar për hartimin e strategjive dhe planeve zhvillimore lokale.
Promovimi i produkteve vendore dhe fuqisë së punonjësve të specializuar për tregun lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Hartimi dhe publikimi i materialeve informative dhe promocionale per nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit të biznesit vendor, nëpërmjet incentivave financiare, për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.
Monitorim dhe vleresim i proceseve strategjike
Hartimi i planeve strategjike dhe studimeve për zhvillimin e biznesit.
Promovimi i produkteve vendore dhe fuqisë së punonjësve të specializuar për tregun lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar përmes panaireve dhe materialeve të ndryshme promocionale
Hartimi dhe publikimi i materialeve informative dhe promocionale per nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit të biznesit vendor, nëpërmjet incentivave financiare për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.