Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

2. Standartet dhe procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankesë

Proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion

Kërkesa për informim 

Kërkesa për informim bëhet  me postë ne adresën :

E-mail: info@bashkiapatos.gov.al

Ose ne adresën elektronike të koordinatores për informim:

E-mail: luizaura.gropa@bashkiapatos.gov.al

duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

a) Emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;

b) Adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;

c) Përshkrimin e informacionit që kërkohet;

ç) Formatin në të cilin preferohet informacioni;

d) Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

e) Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

Afati për marrjen e informacionit:

1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.

3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:

a) Nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;

b) Nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;

c) Nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

Njoftim mbi Afishimin e Listave Zgjedhore!!  (Lexo njoftimin)