Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

5.3 Afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre

Mënyrat e njoftimit dhe marrja e komenteve dhe rekomandimeve

Njoftimi për projektaktet që do t’i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:

  • me postë elektronike;
  • me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;
  • me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;
  • me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.

Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.

Përmbajtja e njoftimit në lidhje me nismën vendimmarrëse

1.Në njoftimin për fillimin e procesit të konsultimit publik duhet të përcaktohen të paktën:
a)Arsyet e nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë;

b)Afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre;

c)Adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të organit publik për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin;

ç) Vendi dhe data e organizimit të takimit publik në rastet kur organi publik vendos për organizimin e tij.

2.Aksesi në dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me projektaktin sigurohet edhe sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit.

Përmbajtja e njoftimit në lidhje me nismën vendimmarrëse

Në njoftimin për fillimin e procesit të konsultimit publik duhet të përcaktohen të paktën:

arsyet e nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë;

afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre;

adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të organit publik për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin;

ç) vendi dhe data e organizimit të takimit publik në rastet kur organi publik vendos për organizimin e tij.

Aksesi në dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me projektaktin sigurohet edhe sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit.

Njoftim mbi Afishimin e Listave Zgjedhore!!  (Lexo njoftimin)