Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

LIGJ Nr.146/2014

PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

KREU IV

RREGULLAT E PROCESIT TË NJOFTIMIT DHE KONSULTIMIT PUBLIK

Neni 17

Njoftimi për takime publike

  1. Gjatë periudhës së konsultimit, nisur nga rëndësia e projektaktit dhe interesi i lartë publik, organi publik mund të organizojë takime publike, ku palët e interesuara paraqesin opinionin e tyre dhe të dhëna për projektaktin që do të hartohet.

2. Palëve të interesuara, të ftuara për të marrë pjesë në takimet publike, u jepet koha e nevojshme për përgatitje. Në çdo rast, ato informohen jo më pak se 20 ditë pune përpara takimit publik, duke u vënë në dispozicion kopje të projektaktit që do të diskutohet.