Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin me publikun

Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cënuar të drejtën e tyre për njoftim dhe konsultim publik, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, të ligjit, si dhe kur nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen:

a) Pranë titullarit të organit public përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit public, kur projektakti nuk është miratuar ende;

2. Organi publik përgjegjës, me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershëm për korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e pales së interesuar. Në Çdo rast, autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të jap komentet dhe rekomandimet për projektaktin.

3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri, kur arrin në përfundim që ka shkelje të dispozitave të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.