Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Afati për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve

Afati për dorëzimin e komenteve dhe rekomandimeve

1. Palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit publik vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre:

a) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak;

b) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik.

2. Për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, sipas vendimit të organit publik, afati për dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit. 3. Përcaktimet e sipërpërmendura nuk anashkalojnë afatet kohore të përcaktuara në ligje të veçanta për procedurat e konsultimit dhe informimit publik.