Aktet që do të konsultohen
Neni Nr.18/1 i ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 i ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik” Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimet që parashikon ky ligj. Subjektet e përfshirë në konsultimin publik i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhe kompetencat e tyre. Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore:
- Organe publike
- Individë dhe persona juridikë
- Organet publike Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë:
a) Organet e pushtetit qendror;
b) Organet e pushtetit vendor;
c) Çdo organ i Forcave të Armatosura;
d) Entet publike;
e) Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike. Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt – dokumenti strategjik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publike” përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizojmë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të gjithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tjetër.