Arsyet të nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë
Konsultimi që të jetë efektiv palët e interesuara duhet të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të hartojnë komentet dhe/ose rekomandimet përkatëse. Në nenin 15 ligji parashikon afate, brenda të cilave palet e interesuara duhe të dërgojnë rekomadimet e tyreKëto afate janë të zakonshme, të cilat mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e domosdoshme nga organi publik. Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohetjanë parashikuar dhe afatet kohoreNë pikën 1 të nenit 15 parashikohen afatet e përgjithshme
a) Ne rastet kur organi publik ndjek procedurën e njoftimit paraprakpara se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara duhet të dërgojnë brenda 20 ditëve rekomandimet dhe komentetAfati eshte në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak
b) Edhe në rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit të procesit të konsultimit publik.
Organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë njoftimin kur komentet nuk janë cilësore, ose në rastet kur nga komentet kanë dalë çështje të reja të rëndësishme që nuk kanë qenë të përfshira ne draftin fillestar. Në këtë rast ligji pothuajse ka garantuar një mekanizëm që e bën konsultimin publik më efektiv duke dhënë me shumë mundësi që elementët e rinj të propozuar nga publiku t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë dhe t’i jepet mundësia edhe pjesës tjetër të publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/ çështjes së re. Shprehemi “pothuajse sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt me anën e detyrimit të organit publik, por vetëm duke i dhënë atij të drejtën të veprojë në këtë mënyrë nëse organi publik nuk e ushtron këtë të drejtë, konsultimi mbyllet brenda afateve të zakonshme. Afati lidhur me publikimin e projektaktit është parshikuar në VKM nr. 828, datë 07.10.2015 ku parashikohet se koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikojë projektaktin brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publik. Në rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në një afat me të shkurtër koordinatori e publikon projektaktin sipas afatit të urdhëruar. Ky afat prej 48 orësh, ose 2 ditë pune nuk shtyn afatin e përgjithshëm të konsultimit pasi afati nis nga momenti që organi publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që parashikon ligj. Për këtë arsye, Këshilli Ministrave ka parashikuar një afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për publikun. Afati prej 48 orësh është mëse i arsyeshëm për të realizuar teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik