Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Detyrat dhe kompetencat

DETYRAT

Në zbatim të Ligjit 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 44, Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë. Kompetencat dhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë :
a) Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit Bashkiak;
b) Zbaton aktet e këshillit Bashkiak;
c) Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç) Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
d) Raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
dh) Është anëtar i këshillit të qarkut;
e) Emëron dhe shkarkon N/kryetarët e bashkisë, Drejtorin e kabinetit;
ë) Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi;
f) Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”;
g) Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik;
gj) Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
h) Kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë.

Njoftim për marrje ndërtese me qira për kopësht fëmijësh në fshatin "Grizë-Lënginas" Të interesuarit të paraqesin dokumentacionin pranë Bashkisë Patos brenda datës 31.07.2026 ora 16:00   (Lexo njoftimin)