Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Detyrat dhe kompetencat

DETYRAT

Në zbatim të Ligjit 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 44, Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë. Kompetencat dhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë :
a) Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit Bashkiak;
b) Zbaton aktet e këshillit Bashkiak;
c) Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç) Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
d) Raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
dh) Është anëtar i këshillit të qarkut;
e) Emëron dhe shkarkon N/kryetarët e bashkisë, Drejtorin e kabinetit;
ë) Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi;
f) Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”;
g) Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik;
gj) Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
h) Kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë.