Detyrat e administratës së njësive administrative
DETYRAT E ADMINISTRATËS SË NJËSIVE ADMINISTRATIVE (LIGJI 139/2015)
Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për
funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në
njësinë administrative përkatëse.
Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë të strukturës dhe
organikës së administratës së bashkisë.
a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe
njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me
ligjin;
c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe
zonat e gjelbëruara;
d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave,
terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj
territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit;
ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën
juridiksionin e saj territorial;
f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;
g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën
juridiksionin e saj territorial;
gj) propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime
nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial; h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.