Skip to content Skip to main navigation Skip to footer
Fation Duro – Kryetar i Bashkisë Patos

Fation Duro

Kryetar i Bashkisë Patos

Fation Duro është Kryetar i Bashkisë Patos. Ai lindi në Patos, më 20 janar 1988. Arsimin 8-vjeçar e ka kryer në shkollën “Hekuran Maneku” dhe arsimin e mesëm në shkollën e mesme të përgjithshme “Lefter Talo”.

Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës ku është diplomuar për “Inxhinieri Elektrike”. Në të njëjtin fakultet ka përfunduar dhe studimet Master për inxhinieri elektrike, profili energjitik.

Me eksperiencë 12-vjeçare në fushën e inxhinierisë elektrike, Duro ka qenë projektues, vlerësues dhe menaxher projekti në disa investime të rëndësishme. Ka punuar si inxhinier elektrik në Shimani SHPK, CSC SHPK, etj. Ka qenë gjithashtu shef i agjencisë në Drejtorinë Rajonale të OSHEE Fier, ku këtë detyrë e ka ushtruar për 6 vite. Duro ka qenë dhe shef i degës së leximit dhe menaxhimit të matjes në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Fier.

Fation Duro drejton Bashkinë Patos që prej qershorit të vitit 2023.