Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mënyra dhe forma e paraqitjes së iniciativës qytetare

Iniciativat qytetare për të propozuar dhe hartuar politika është një mekanizëm tjetër që fuqizon komunitetin për të vepruar dhe për të ndryshuar politikat në bashkitë e tyre.

Sipas nenit 20 të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”:

1. Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në Këshillin Bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

2. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak. 3. Propozimet e ardhura në këshill si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.