Mënyrat e konsultimit
Neni nr.18/1, ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 5 pika ç dhe neni 13/3, ligji nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit”, nenet 1/1 dhe 4/c, ligji nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”:
Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:
a) me postë elektronike;
b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;
c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;
ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar. Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit puklik kryhet në një nga format e përmendura më sipër , si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.