Njësia e mbrojtjes së fëmijëve
MISIONI
Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve ka si mision mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor, garantimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesin për fëmijën, shëndetin dhe mirëqenien tij kur ata janë në rrezik.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Zbatim të ligjit nr. 18/2017 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve” mbron dhe mbështet fëmijët :
- në nevojë dhe varfëri ekstreme;
- fëmijë të dhunuar fizikisht/seksualisht/psikologjikisht;
- fëmijë me aftësi ndryshe në nevojë;
- fëmijë në situatë rruge;
- Fëmijë të neglizhuar;
- Fëmije ne konflikt me ligjin;
- Fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror etj.
- Fëmijët e Riatdhesuar;
DETYRAT KRYESORE
- Identifikimin e fëmijëve në rrezik nëpërmjet informacioneve të siguruara nga vet NJMF-ja, marrjes së referimeve nga institucionet e tjera, anëtaret e komunitetit, vetë fëmija dhe media;
- Menaxhimin e rasteve emergjente të fëmijëve në bashkëpunim me policinë, SHSSH dhe aktorë te tjere të nevojshëm;
- Ndërrmarjen e vlerësimit fillestar për të gjithë rastet e fëmijëve të referuar në NjMF;
- Organizimin e vlerësimeve të thella e të plota për fëmijet e referuar pranë NjMF-së;
- Koordinimin dhe lehtësimin e takimit të Grupit Teknik Multidisiplinar për të diskutuar për çdo fëmije të konsideruar në rrezik;
- Zhvillimin dhe shqyrtimin e planeve individuale te fëmijeve në rrezik dhe monitorimin e zbatimit derisa rasti të mbyllet dhe fëmija të jetë jashtë rrezikut;
- Denoncimni në polici të rasteve të abuzimit të ndodhur apo supozuar në mënyrë që të mbrohen fëmijët;
- Organizimin e punës së drejtëpërdrejtë me fëmijët dhe familjet;
- Të veprojë si Menaxher Rasti dhe te jetë përgjegjës për implementimin dhe monitorimin e Planit Individual të Mbrojtjes edhe në rastet kur fëmija ështe në institucion rezidencial ose në çfarëdo lloji strehimi të përkoheshëm;
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Të identifikohen rastet e fëmijëve në nevojë dhe në rrezik.
- Të Mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, çdo tre muaj dhe të diskutohen risitë dhe ndryshimet në ligj dhe VKM-të përkatëse.
- Të menaxhohen te gjitha rastet e fëmijeve në rrezik deri në zgjidhjen e situatës së tyre.
- Të asistohet çdo fëmijë nga punonjësi social i cili merret në pyetje pranë gjykates, prokurorise, komisariatit.
- Të realizohen seminare sensibilizuese në shkolla dhe komunitet për të promovuar të drejtat e fëmijëve.
- Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve është një strukturë që vepron në bashkëpunim me aktorë të tjerë të institucioneve kryesore anëtarë të GTN-së.
Të mbajë të dhëna të sakta dhe faktike për të gjitha rastet e menaxhuara dhe te referuara të fëmijëve pranë NJMF-së dhe të paraqesë periodikisht pranë Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve të dhëna statistikore që ka përpunuar.