Njoftim për publikim për hapjen e procedurave për rekrutimin e stafit të sigurisë në Policinë e Burgjeve (PRBaze)
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall vendet vakante në sistem. Më poshtë gjeni dokumentacionin ku janë kriteret dhe pozicionet vakante:
- Formular_vetedeklarimi
- Lista e dokumentacionit të nevojshëm për punësim Policia
- Formular aplikimi
- Njoftim shpalljen e rekrutimit te punonjesve 20.01.2026
Personat që do të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Burgjeve përfitojnë dhe u garantohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi, policë sigurimi për një periudhë 3 (tre) vjeçare, e cila përbën një mbështetje të rëndësishme në aspektin e mbrojtjes shëndetësore dhe financiare gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu, për disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale sigurohet edhe transporti i punonjësve, si në IEVP Reç (Shkodër), IEVP Peqin, IEVP Fier, në funksion të lehtësimit të aksesit në vendin e punës dhe garantimit të kushteve sa më të mira për shërbimin.