Procedurat, afatet dhe mënyrat e organizimit për çdo formë/lloj konsultimi
Ligji 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”
Konsultim publik” është tërheqja e mendimeve dhe sugjerimeve të palëve të interesuara për përmbajtjen dhe përmirësimin e projektaktit, nga momenti i publikimit të projektaktit deri në miratimin përfundimtar të tij.
Neni 5
Parimet në procesin e njoftimit e të konsultimit publik
Procesi i njoftimit dhe i konsultimit publik kryhet në bazë të parimeve të mëposhtme:
a) transparenca gjatë procesit të njoftimit e të konsultimit publik me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese;
b) efektshmëria e procesit të vendimmarrjes në organet publike;
c) përgjegjësia e organeve publike ndaj palëve të interesuara.
Neni 6
Detyrimi për njoftimin dhe konsultimin publik
1. Organet publike janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë:
a) publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të lidhura me konsultimin e projektakteve;
b) publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në kuptim të këtij ligji;
c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve
Neni 18
Pjesëmarrja në takimet publike
1. Konsultimi në takime publike është i hapur.
2. Njoftimi për organizimin e takimeve publike bëhet sipas mënyrave të njoftimit, të parashikuara në nenin 11 të këtij ligji.
Neni nr.18/1, ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 5 pika ç dhe neni 13/3, ligji nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit”, nenet 1/1 dhe 4/c, ligji nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”:
– Çdo koment apo rekomandim i marrë gjatë procesit të konsultimit publik grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik dhe pasqyrohet në proces verbalin e takimit.
– Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit. –
Organi përgjegjës apo përfshirës i problematikës, sygjerimet, etj së dhënë sinjalizohet me shkrim nga Koordinatori. -Ky organ vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e intersura të konsultuara.