Kufizimi i së drejtës për informim
Kufizimet
1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe
nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:
a. të drejtën për një jetë private;
b. sekretin tregtar;
c. të drejtën e autorit;
d. patentat.
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse
dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e
klasifikuar;
b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
politikave publike;
ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.
3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se
përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji. 4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti
publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.