Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Strehimi

Sipas ligjit 22/2018 i cili ka si objektiv  përcaktimin e  rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e planifikimit, sigurimit, administrimit dhe të shpërndarjes së programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore përgjegjëse

Në programet sociale të strehimit përfshihen:

  1. a) programi i banesave sociale me qira, në vijim BSQ;
  2. b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;
  3. c) programi i banesave me kosto të ulët, në vijim BKU;

ç) programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

  1. d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;
  2. dh) programi i banesave të specializuara.

Në Bashkinë Patos ju informojme se aplikohen këto programin

1. Dhënie banese me qira

2. Rikonstruksion I banesave për familjet në nevojë.

3. Subvecionimin e Qirasë ku është një nga format e trajtimit me strehim për familjet në nevojë,  në bazë të sëcilit subvencionohet një pjesë e konsiderueshme e qirasë së banesës, për familjet të cilat jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme për ta përballuar atë.

Përparësi sipas Sistemit të Pikëzimit  kanë, kategoritë e mëposhtme:

  • Individët me statusin e jetimit;
  • Personat me aftësi të kufizuara;
  • Të moshuarit;
  • Invalidët e punës;
  • Familjet e policëve të rënë në detyrë;
  • Emigrantët e rikthyer;
  • Punëtori emigrant;
  • Azilkërkuesit;
  • Familjet e komunitetit rom;
  • Familjet e komunitetit egjiptian
  • Viktimat e dhunës në familje;
  • Viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit
  • Prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
  • Individët që i përkasin komunitetit LGBTI,
  • Të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;
  • Vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;
  • Familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.3.2012.

Familjet e interesuara pёr t’u pёrfshirё nё kёtё skemё duhet tё plotёsojnё kriteret e mё poshtme sipas ligjit 22/2018 “Pёr strehimin Social ”

A) Vërtetim për të dhënat personale

a.1 Fotokopje e kartave të identitetit të  gjithë antarëve të familjes mbi 18 vjeç

a.2 Çertifikatë lindje e aplikantit

a.3 Vërtetim për vendbanimin nga njësia përkatëse e veteqeverisjes vendore

B) Vërtëtim për kushtet e strehimit

b.1 Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;

b.2 vërtëtim nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonje anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;

b.3 vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo antër të familjes, që kanë ndryshuar vend banimin për efekt punësimi;

b.4 aktverifikim nga njësia vendore për: banesat në rrezik shëmbje, familja ka mbetur e pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, banesat që prishen ose përjashtohen nga proçesi i legalizimit;

b.5 Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

b.6  akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane , që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

C) Vërtëtim për kushtet familjare

c.1 Çertifikatë familjare;

c.2 Vendimin e gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

Ç – Vërtëtim për kushtet sociale

ç.1 vërtetim i komisionit mjeksor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individ me aftësi të kufizuar;

ç.2 vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënën nga institucioni shtetëror i atorizuar për individët me statusin e jetimit;

ç.3 dokument që vërteton se ka mbetur

i pa strehë si rezultat i lirimit të banesave , ish pronë e subjekteve të shpronësuara;

ç.4 dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant ”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;

ç.5 dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  në Ministrin e Brendshme, Shërbimet të Mbrojtjes nga Zjarri dhe  Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;

ç.6 – urdhër mbrojtje apo urdhër i menjehërshëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;

ç.7 – vetdeklarim nëse individi/ familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptian;

ç.8 – dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;

ç.9 – vetdeklarim se i përket grupimit  LGBTI;

ç.10 – vërtetim me çertifikat familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë.

D) Vërtëtim për kushtet ekonomike

d.1 – vertetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklarate me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre  të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumentave zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhësi për pozicionin dhe pagën r aplikantit e të përsonave të tjerë të familjes që janë në mardhënie pune;

d.2- dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve , për të gjithë antarët e vëtëpunësuar të familjes;

d.3-  vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

d.5- vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

d.6- vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Dh) Kontrat Qiraje.

-Kontrata e qirasë lidhet ndërmjet pronarit ose përfaqësuesit të autorizuar prej tij dhe,
sipas rastit, individit përfitues ose, në rastin e familjeve, prej bashkëshortëve ose
bashkëjetuesve, në bazë të dispozitave të Kodit Civil.
-Kontrata e qirasë lidhet me të drejtë ripërtëritje çdo vit, bazuar në dokumentimin zyrtar
që vërteton të ardhurat e çdo individi të familjes.

Në bazë të ligjit të sipër-përmendur cilësuam  nenin 2,pika 51, i cili cileson  “Komisioni i Strehimit” .

Ky komision nё pёrputhje me normat juridike,duhet qё sa herë ka nё zbatim njё program social strehimi, tё shqyrtojё kёrkesat dhe dokumentacionin pёr tё bёrё tё mundur , vlersimin teknik sipas sistemint tё pikezimit tё miratuar nё Kёshill Bashkiak , tё listёs emёrore tё personave aplikues, me qёllim sigurimin e trasparencёs dhe efiçences sё tij,si organ kolegjial pёrballё aplikuesёve.

Ky Komision u përbë nga 5(pesë) anëtarë sipas urdherit të ngritur Me nr. 04,”Për përcaktimin e anëtarëve të komisionit të strehimit “

Anetarët e komisionit bëjnë  të mundur filtrimit tё tё dhёnave,si mё poshtё vijon:

  1. a) Identitetin, Emrin, Atësinë, Mbiemrin
  2. b) Numrin e kërkesës;
  3. c) Datën e dorëzimit/paraqitjes së aplikimit;

ç) Objektin e kërkesës, përfshirë edhe preferencën e paraqitur për programin e strehimit social;

  1. d) Numrin dhe emërtimin e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës
  2. dh) Adresën e kërkuesit;
  3. e) Përbërjen familjare në momentin e aplikimit;

ë) Statusin e punësimit;

  1. f) Kushtin social
  2. g) Kushtin e strehimit,
  3. gj) Kushtin familjar
  4. h) Kushtin ekonomik

Në përfundim të komisionit Sektori i Strehimit menjeherë pas marrjes tё listёs sё vlerёsuar nga Komisioni i Strehimit, njofton familjet dhe individёt pёr vlersimin pёrfundimtarё  tё  kryer  nga komisioni i Strehimit.

Kryeradhë janë lajmeruar te gjithë qytetarët që nuk kanë mundur të kalojnë fazën e parë duke i lajmeruar që mund të bejne një ankesë me shkrim pranë zyrës së informacionit .

Qytetatarët që nuk kaluan fazën e parë janë njoftuar se në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë sipas VKM me Nr 384,datё 12.6.2019 “Pёr pёrcaktimin e dokumentacionit pёr tё pёrfituar strehim sipas çdo programi social tё strehimit dhe tё afateve e tё proçedurave tё miratimit nga organet e vetёqeverisjes vendore”.

Për qytetarët që kaluan fazën e parë duke u cilesuar për një rishikim të dytë u vendos që 6(gjashtë) mujori i dyti i vitit 2023 do kryen vizita dhe verifikime të përseritura ,ku nëse vazhdojnë të jenë në fazë të njënjtë do skualifikohen .

Sipas nenit 44 të ligjit 22/2018 të Strehimit Social  nuk  kemi ende një informacion nga Enti Kombëtar i Banesave lidhur me ndërtimin e  banesave  me kosto të ulët