Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Subjektet kur mund të bëhet ankesa

Kur palët e interesuara mendojnë se i’u është cënuar e drejta për njoftim dhe kosultim publik, mund të ankohen pranë:

1. Kryetarit të Bashkisë Patos;

2. Përmes postës elektronike: info@bashkiapatos.gov.al, ose shërbimit postar në bashkinë Patos, 

3. Kur projektakti nuk është miratuar ende pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën elektronioke: info@idp.al ose me postë në adresën:  rruga “Abdi Toptani”, Nd.5, kodi postar 10101, Tiranë,  brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.

Me marrjen e ankesës, Bashkia Patos, merr masa për korrigjimin dhe reflektimin e vëretjeve të paraqitura, njofton palën e interesuar për masat e marra si dhe e fton të japë komentet dhe rekomandimet për projektaktin. Çdo ankesë e juaja, do të trajtohet me seriozitetin e duhur. Ju lutem, shfrytëzoni oraret zyrtare të punës nga 08:00-16:00 për depozitimin e ankesës suaj. Ankesa me shkrim, vjen prej jush dhe protokollohet pranë protokollit të bashkisë. Më pas, në varësi të problematikës ajo ankesë do ti kaloj sektorit përkatës dhe ju do të njoftoheni me përgjigje. Koha e marrjes së ankesës nga Protokolli në Sektorin Përkatës (për sektorët brenda bashkisë) nuk vonon më shumë se 2 orë, ndërsa për struktura të Bashkisë, (njësia administrative, sektorë jashtë godinës sonë) ankimi juaj shkon nga protokolli drejt tyre brenda 24 orëve. Për versionin online mund të shkruani në adresën info@bashkiapatos.gov.al