Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Të drejtat, përgjegjësitë dhe misionin e bashkisë

  • Misioni:

Bashkia Patos  ka për mision te siguroje qeverisjen ne nje nivel sa me afer qytetareve,  hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave,ushtrimin efektiv të funksioneve dhe kompetencave, ofrimin dhe realizimin e shërbimeve bazuar në nevojat e komunitetit në përputhje me kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë.
Bashkia Patos  ka synim kryesor plotesimin sa me te mire te nevojave dhe kerkesave te komuniteteve perkatese, nepermjet arritjes se nje niveli sa me te larte sherbimesh, ne dobi te nje zhvillimi te balancuar me qellim perfundimtar standarte te larta te cilesise se jeteses ne territorin nen administrim.

Marrëdhëniet e Bashkise Patos me organet e pushtetit qendror, do te bazohen në parimin e subsidiaritetit, të konsultimit dhe të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

  • Të drejtat dhe përgjegjësitë

Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto të drejta dhe përgjegjësi:
1.1. Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetë-qeverisjes, sipas së cilës:
a) përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin
e kompetencave;
b) bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore, të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre,
për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra;
c) krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të
tyre, sipas ligjeve në fuqi;
ç) krijojnë njësi ekonomike dhe institucione në varësi të tyre.
d) krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që
paraqitet nevoja, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
1.2. Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë:
a) njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në
përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera, sipas
mënyrës së përcaktuar me ligj;
b) e drejta e fitimit të pronës, nëpërmjet shpronësimeve për interes publik, nga ana e njësive të
vetëqeverisjes vendore, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
c) e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj
të drejte askujt tjetër.
1.3. Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së
cilës:
a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;
b)vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me legjislacionin
në fuqi;
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte
financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.
1.4. Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike, sipas së cilës:
a) për përmbushjen e funksioneve publike në interes të komunitetit që përfaqësojnë, në përputhje me
legjislacionin në fuqi, ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore
të politikave ekonomike të shtetit;
b) të ardhurat, që përfitohen nga veprimtaria ekonomike, përdoren në pjesën më të madhe për
mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike;
c) veprimtaria ekonomike e njësive të vetëqeverisjes vendore rregullohet në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
1.5. Të drejtën e bashkëpunimit, sipas së cilës: a) për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në
dobi të komuniteteve përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të ushtrojnë
së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose
kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose
kontraktimit me një palë të tretë;
b)bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në
organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;
c) kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës.
1.6. Të drejtën e personit juridik:
Si persona juridikë, njësitë e vetëqeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e
përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi dhe në
mënyrë të veçantë:
a) të drejtën e lidhjes së kontratës;
b) të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;
c) të drejtën e ngritjes së padisë civile;
ç) të drejtën e mbajtjes së llogarive;
d) të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve
nënligjore.
1.7. Të drejta të tjera, sipas të cilave:
a) japin tituj nderi dhe stimuj;
b)vendosin emërtimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre, sipas
kritereve të përcaktuara me ligj;
c) njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë vulën dhe simbolet e tyre.
2. Të drejtat dhe përgjegjësitë e sipër-përmendura ushtrohen nga organet e njësive të
vetëqeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi.